Mercedes tërheq rreth 354 mijë automjete dhe makina SUV në SHBA për shkak se një pjesë e gjeneratorit mund të nxehet dhe të shkaktojë zjarr.
Tërheqja përfshinë modele të caktuara të automjeteve C-Class, E-Class, CLA, si dhe makinat GLC SUV, të prodhuara nga viti 2015 deri në vitin 2017.
Prodhuesi gjerman i automjeteve të premten bëri të ditur se nëse ndodhë që për ndonjë arsye motori dhe marshi nuk funksionojnë, mund të ndodhë që në përpjekjet e mëtejshme të ndezjes së mototrit të vijë deri te nxemja e limituesit të energjisë në gjeneratorë.