×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mërgimtarët denoncojnë tek Insajderi maltretimin që po iu bëhet nga kompanitë, u anulohen fluturimet momentin e fundit

    Insajderi
    12 July 2022 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë rritur me t’madhe problemet e udhetarëve që kanë rezervuar bileta e të cilat po u anulohen nga kompanit e fluturimiet që ata kanë rezervuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mërgimtarët po maltretohen. Vetëm në adresë të Gazetës Insajderi kanë ardhur tre raste ku mërgimtarët rrëfehen për maltretimin që po iu bëhet nga këto kompani.

    Nga dëshira për të ardhur në vendin e tyre e tek familjarët, ata nuk po heqin dorë, paravësisht lodhjes që po iu shkaktohet.

    B.V jeton në Gjermani dhe ka udhëtuar për në Bazel për të marr aeroplanin që kishte rezevuar kohë më parë për me ardh në Kosovë.

    Por pasi ka arritur në aeroport, është njoftuar nga kompania “Easyjet” se i është anuluar fluturimi pa dhënë ndonjë arsye.

    Ajo tregon për Insajderin se ka marrë bilet tjetër dy ditë më vonë për të ardhur në vendlidje.

    “Pas kam dorëzuar valigjet e kam kaluar kontrollat tek pasaportat, jemi njoftuar se është anuluar fluturimi që isha duke pritur për të ardhur në Kosovë”, tha ajo.

    S.S një tjetër mërgimtar ka pasur të udhëtojë nga Londra për në Prishtinë. Fillimisht i ishte shtyer fluturimi nga mengjesi për në mbremje, e pastaj është njoftuar se i është anuluar tërësisht.

    Qytetarit i është dashur të nxjerr bilet të re por për në aeroportin e Shkupit.

    I njejti ka blerë blietë tek kompania “Easyjet”.

    Një tjetër rast është raportuar me kompaninë “Wizz Air”, e cila tmashme edhe publikisht ka njoftruar se ka probleme me mungesë të punëtorëve dhe në vazhdimësi po anulon fluturimet.

    M.A tjetër mërgimtra nga Gjermania është njoftuar se i është anuluar fluturimi nga kjo kompani. Ai është deturyar të marr linjë tjetër por për në aeroportin e Shkupit.

    Kompania Wizz Air ka njoftuar se do t’i duhet të reduktojë fluturimet këtë verë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe grevave në aeroportet evropiane. Shefi Ekzekutiv i Ëizz, József Váradi, pati deklaruar në muajin qershor se kompania ishte e sigurt se do t’i rikthehej produktivitetit para COVID-it duke arritur përdorimin e plotë të aeroplanëve këtë vit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark