×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët kthehen në Diasporë, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Insajderi
    08 August 2024 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e së enjtes vërehet një fluks i madh për të dalë nga Kosova, tek pika kufitare Dheu i Bardhë.

    Kështu të paktën tregojnë të dhënat e Qendres për Menaxhim Kufitar të MPB-së.

    Sipas kësaj qendre, pritjet për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë po shkojnë deri në 30 minuta në këtë mëngjes.

    Nga përditësimi i fundit i të dhënave, për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë kolona është 100 metra.

    Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 10 minuta.

    Në Merdarë, ndërkaq nuk ka pritje të gjata. Për të hyrë në Kosovës pritjet janë deri 10 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova pritjet janë deri 20 minuta.

    Në Muçibabë e Mutivodë nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark