Mërgimtarët “në mes të rrugës” , Kurti dhe MPJ-ja nuk koordinohen me deklarata – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mërgimtarët “në mes të rrugës” , Kurti dhe MPJ-ja nuk koordinohen me deklarata

    Insajderi
    01 August 2022 - 00:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës duket se nuk janë koordinuar sa i përket vendimit për shtyrjen e reciprocitetit dhe afateve për heqjen e barrikadave në Bërnjak e Jarnije.

    Sipas asaj që ka njoftuar qeveria, vendimi është shtyrë dhe barrikadat do të hiqen sot, më 1 gusht dhe qarkullimi do të jetë normal. Por, e njejta nuk thuhet edhe nga MPJD-ja, pasi nga ta është rekomanduar të shmangen këto pika kufitare.

    “Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

    Në një njoftim të MPJD-së që mendohet si i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës, thuhet se pikat kufitare në Bernjak e Jarinje janë mbyllur për shkak të bllokimit të rrugëve.

    Gjithashtu aty kërkohet që të shmangen këto rrugë.

    “INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT KOSOVËS
    Policia e Kosovës ka mbyllur përkohësisht për qarkullim për udhëtarë dhe për automjete pikat kufitare #Bernjak dhe #Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve.
    Njoftohen të gjithë bashkëatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
    Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
    Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutem ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    Në anën tjetër, është raportuar se policia ka vazhduar zbatimin e reciprocitetit në pikën kufitare në Merdare, pavarësisht vendimit për shtyrjen e implementimit të reciprocitetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark