×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, Qeveria merr vendim t’ua mbuloj shpenzimet

    Insajderi
    13 June 2024 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët.

    Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të enjten.

    “Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Qeveria e Kosovës i ka mbuluar shpenzimet e polisës kufitare për mërgimtarët edhe gjatë tri viteve paraprake.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark