Mërgimtari denoncon gjyqtaren Suzana Çerkini: Më dënoi për një pishinë ku pa parë lahet polici që hapi rast - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtari denoncon gjyqtaren Suzana Çerkini: Më dënoi për një pishinë ku pa parë lahet polici që hapi rast

    Insajderi
    16 September 2025 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mërgimtar ka ngritur akuza ndaj gjyqtares Suzana Çerkini, duke thënë se është dënuar padrejtësisht nga ajo.

    Rasti ndodhi për një pishinë që sipas mërgimtarit, përdoret falas nga polici që është marrë me rastin ndaj tij.

    Mërgimtari u dënua me 300 euro gjobë pasi u largua nga pishina pa paguar.

    Sipas tij arsye për largim ishin kushtet e tmerrshme dhe se nuk shfrytëzuan pishinën.

    Nuk jam dal këto për 300 euro por po më vjen inati për padrejtësi. Kam qenë në Kosovë në janar dhe isha në një pishinë dhe kushtet kanë qenë katastrofë dhe ishte ftohë atë natë. Nuk kam qëndruar as gjysmë orë dhe nuk e kam përdor pishinën. Nipi jem dhe femja ata veç kanë këcy se nuk e kanë dit që është ftohë. Ne e kemi pa që kushtet nuk janë për më u la dhe njerëzit e tjerë u ankuan, i treguam punëtorit dhe nuk e ka marrë parasysh ankesën. Kemi dal nga aty dhe nuk kemi pagu“.

    Tutje sipas tij polici që është marrë me rastin përdor aty pishinën falas.

    Na thanë që kemi me lajmëruar policinë dhe ne e lamë numrin. Na kanë telefonu policia dhe na kanë thënë që jeni të akuzuar për vjedhje. Polici në bisedë tha unë aty shkoj çdo natë dhe uji është i nxehtë, prej kujt na me prit drejtësi prej tij që rrin me ta e lahet pa pare. Gjyqtarja nuk ka vet asgjë vetëm e ka thirrë asistentin e vetë me marrë dënimin“, tha ai, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark