Mërgimtari kapet me suxhuk dhe djathë sharri që tentoi t’i merr në Gjermani, ky është dënimi që pësoi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Mërgimtari kapet me suxhuk dhe djathë sharri që tentoi t’i merr në Gjermani, ky është dënimi që pësoi

    Insajderi
    30 April 2022 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshira e mërgimtarëve tanë për të transportuar produkte vendore në vendet ku ata kanë emigruar, ka qenë e kahmotshme dhe si duket nuk do të ndalet ndonjëherë pavarësisht faturave që ata paguajnë në disa raste.

    Një mërgimtar nga qyteti i Prizrenit i cili ishte nisur drejt Gjermanisë, ka rrëfyer përvojen e tij jo aq të këndshme që i ka ndodhur në kufi me Kroacinë.

    I njëjti person ka marrur me vete suxhuk e djathë, me ç’rast është dënuar 1680 euro.

    Pas kësaj gjobe, mërgimtari nga Prizreni iu ka apeluar të tjerëve që të mos bartin me vete produkte ushqimore në mjetet e tyre, ngase mund të dënohen.

    “I kisha lut edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha Krasniqi për Televizionin e Prizrenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark