Mërgimtari nga Deçani që vdiq në vendin e punës kishte nxjerr biletat për të ardhur për Bajram në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtari nga Deçani që vdiq në vendin e punës kishte nxjerr biletat për të ardhur për Bajram në Kosovë

    Insajderi
    09 April 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte në përfundim të orarit të punës. I ndjeri, Shkelzen Kamaj nga Komuna e Deçanit ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Paris të Francës. Derisa ishte duke punuar në ndërtim- aksidentalisht ka rënë nga një objekt disa metërsh.

    Gazeta Insajderi mëson nga të afërmit se i ndjeri ishte duke jetuar rreth 15 vite jashtë Kosovës. Ai ishte duke punuar në një firmë ndërtimi që pronar kishte shqiptarë.

    Kamaj kishte nxjerr biletat e udhëtimit së bashku me fëmijët e tij dhe bashkëshorten të kalonin festën e Fitër Bajramit në Kosovë. Por, fatkeqësisht një ditë para udhëtimit, humbi jetën.

    Shkelzen Kamaj ishte nga fshati Strellc i Ulët i komunës së Deçanit.

    Për vdekjen e tij, ka shkraur mbrëmë ish-deputeti Shkumbin Demaliaj.

    “Tragjikisht ka humbur jetën në Paris të Francës. Miku i familjes sonë që e deshtëm dhe na ka dashur si vëllëzër Shkelzen Kamaj nga Strellci i Ultë I Deçanit.!!Xen qofsh i xhehnetit vëlla.!! Ngushëllime familjes Kamaj, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Xenin.!! Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan ai.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark