Mërgimtari shqiptar nga Mitrovica me nënshtetësi norvegjeze ka provuar t’u japë ryshfet pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Ai kishte tentuar që t’ua jepte atyre 5 euro, por është arrestuar. Policia ka bërë të ditur se e kishte ndaluar personin në fjalë i cili po qarkullonte me motoçikletën e vet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetësi norvegjeze, pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me motoçikletë, është ndaluar nga zyrtarët policorë, me ç’rast i njëjti u ka ofruar 5 € ryshfet”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitet policore menjëherë kanë reaguar duke arrestuar të dyshuarin i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com