Një qytetar nga Vitia me inicialet D.S e ka dorëzuar një portofol me para të enjten në stacionin policor.
Në të nuk kishte asnjë dokument identifikuar, por ishte një shumë e parave në vlerë prej 1 mijë e 940 dhe 100 franga zvicerane.
“Sot me datën 06.07.2023, rreth orës12:25 ka ardhur në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S. dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyre te zezë, ne te cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) Euro si dhe njëqind (100) franga Zvicerane”, thuhet në njoftimin për media.
Policia njoftoi se në bazë të procedurave ligjore portofoli i është kthyer mërgimtarit, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjetur portofolin.
“Pronari falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.