Finalisti i “Big Brother VIP Kosova 2”, Lumbardh Salihu dikur ishte futbollist i Llapit.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka treguar për se çfarë futbollisti ka qenë 31-vjeçari, çka e ka karakterizuar atë dhe momentet më të veçanta të ish-mesfushorit me klubin.
Batatina beson se edhe në të ardhmen mund të dërgojë ndonjë futbollist në “Big Brother”.
“Pozicionin që ka luajtur si mesfushor tregon se ka qenë një lojtar i mençur, i talentuar. Kur ka ardhur te Llapi ka bërë paraqitje të mira, për një periudhë të shkurtër, ku pësoi një lëndim dhe u kthye në Austri për tu shëruar. Mund të them se ka qenë një djalë shumë punëtor, shumë i kulturuar, një djalë që ke mundur të flasësh me të”, tha ai për TV Dukagjinin.
“Përveç lojtarëve që po i dërgoj në Evropë, edhe në Big Brother e zbuluam një talent që ka dalë nga Llapi”, ka thënë ai në fund.