“Meritoni planifikon të tradhtojë Ilnisën”, Ervin Gonxhi zbulon skenarin nga loja e fshehtë e moderatorit me gazetaren – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Meritoni planifikon të tradhtojë Ilnisën”, Ervin Gonxhi zbulon skenarin nga loja e fshehtë e moderatorit me gazetaren

    Insajderi
    10 February 2024 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe këtë vit ndjekësit e ‘BBV3’ arritën të shohin një kurorëzim martese atë të Ilnisës dhe Meritonit, njëjtë si dasma e Kiarës dhe Luizit në ‘BBV2’

    Ish-konkurrenti Ervin Gonxhi, së fundmi në një intervistë televizive ka zbuluar gjithë të fshehtat e banorëve, përfshirë dhe të Ilnisës dhe Meritonit.

    A janë ata një çift i mirëfilltë? Apo e gjitha kjo është vetëm një lojë?

    Ester Bylyku: Cilat janë dy sekretet e Ilnisës?

    Ervin Gonxhi: Ilnisa është zjarr, vdes të debatojë. Ka shumë qejf të kruhet me njerëzit, sado që dhe ajo ka të mirat e veta.

    Ester Bylyku: Cilat janë dy sekretet e Meritonit?

    Ervin Gonxhi: Është tip, është shumë i mirë, unë e dua shumë atë djalë. Por ai ka diçka, ka atë dashurinë tek femrat, njëherë shkon te njëra, një herë shkon te tjetra.

    Ester Bylyku: Pra, e ka zemrën e madhe mund të fusë këdo atje? (qesh)

    Ervin Gonxhi: Njërës i thotë “loqka ime”, tjetrës “zemra ime”, vetëm këtë ka si sekret Meritoni. (qesh)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark