Merkel bind Vuçiqin që “Lista Srpska” të kthehet në institucionet e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel bind Vuçiqin që “Lista Srpska” të kthehet në institucionet e Kosovës

    Insajderi
    26 March 2017 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Srpska do të kthehet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë të dhënë për të përditshmen austriake “Der Standard”.

    Për kthimin e Listës Srpska në intitucionet e Kosovës, Vuçiq është bindur nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë një vizite që kryeministri serb ka zhvilluar javë më parë në Berlin, ka bërë të ditur gazeta e Austrisë.

    Lista Srpska ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kthimin e saj në institucionet e Kosovës, të cilat ajo po i bojkoton që nga tetori i vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

    Serbët kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës pas miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark