Merkel: Bisedat me Trumpin – të mira, pavarësisht dallimeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Merkel: Bisedat me Trumpin – të mira, pavarësisht dallimeve

    Insajderi
    13 April 2017 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është në interesin e Gjermanisë që të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht mospajtimeve me presidentin amerikan, Donald Trump, në disa çështje të rëndësishme.

    Merkel i tha grupit gjerman të mediave Funke se bisedimet me Trumpin, gjatë vizitës së saj në Uashington dhe në telefonatat pasuese, kanë qenë “të mira”.

    “Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se nuk kemi opinione të ndryshme për disa çështje, përfshirë edhe çështje të rëndësishme”, tha Merkel.

    Prejse presidenti i ri amerikan ka marrë detyrën më 20 janar, Merkel ka folur fuqishëm në favor të politikave që Trump i ka kundërshtuar.

    Merkel ka kundërshtuar deklaratat e mëhershme të Trumpit se NATO është një “aleancë e vjetruar”, ndërsa ka folur edhe në favor të agjendës së tregtisë multilaterale, të cilën Trump e ka vënë në pikëpyetje.

    Merkel, në intervistën për grupin mediatik Funke, tha se aksioni ushtarak kundër grupit militant Shteti Islamik është i nevojshëm, por shtoi se vetëm zgjidhja politike mund të sjellë paqe të qëndrueshme në Siri dhe Irak.

    Ajo tha se zgjerimi i kontributit të Gjermanisë në luftën kundër grupeve ekstremiste “nuk është çështje debati”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark