Merkel: Brexit-it nuk ndikon tek perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Merkel: Brexit-it nuk ndikon tek perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit në BE

    Insajderi
    05 July 2016 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht votës britanike për daljen nga Bashkimi Evropian Kancelarja Angela Merkel vazhdon t’u ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit në BE.

    “Me vendimin e Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë. Këto vende nuk kanë pse të kenë frikë “, tha Merkel të hënën në kuadër të konferencës për Ballkanin Perëndimor në Paris. “Fjala është natyrisht për kushtet që ato duhet të përmbushin për ta çuar përpara procesin e pranimit.” Në këtë drejtim secili vend ka arritur në një stad tjetër.

    Në Konferencën III për Ballkanin Perëndimor u themelua një rrjet rinor rajonal si dhe u diskutua gjithashtu dhe për luftën kundër terrorizmit dhe situatën e refugjatëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark