Gjermania thotë se grushti i shtetit që dështoi në Turqi nuk ka pa pasur asnjë ndikim në mes të Bashkimit Evropian dhe Turqisë në lidhje me ardhjen e emigrantëve.
Zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se BE do të vazhdojë ta përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes, duke përfshirë përkrahjen dhe financimin e refugjatëve që jetojnë në Turqi.
Zëdhënësi Steffen Seibert i tha gazetarëve në Berlin se marrëveshja e emigrantëve është në interes të BE dhe Turqisë, dhe se Gjermania pret që Turqia të vazhdojë zbatimin e saj.
Më shumë se 1 milion emigrantë kanë arritur në Evropë vitin e kaluar nga brigjet e Turqisë. Në marrëveshjen e fundit midis bllokut dhe Turqisë që të gjithë emigrantët të kthehen të cilët vijnë në Evropë nga Turqia e ka reduktuar numrin e mbërritjes së emigrantëve. /Insajderi.com