Merkel, e shoqëruar nga zyrtarë të lartë evropian, është pritur me lule përderisa hyne në kampin në Nizip, në afërsi të kufirit turko-sirian. Kampi, i mbikqyrur nga Qeveria, është shtëpi për më shumë se 5,000 refugjatë sirianë.
Pas vizitës në kamp, Merkel, bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans, pritet të diskutojnë me kryeministrin turk rreth krizës me migrantë, si dhe marrëveshjes prej 6 miliardë eurosh.
Turqia arriti marrëveshje me Bashkimin Evropian më herët këtë vit, për të pranuar me mijëra migrantë nga ishujt grekë.