Pavarësisht humbjes së terrenit për CDU-në dhe fitoreve të mëdha të së djathtës në zgjedhjet e tre rajoneve të dielën, qeveria e kancelares Merkel nuk ndryshon qëndrime sa i përket politikës së dyerve të hapura ndaj refugjatëve.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, i cili deklaroi se qeveria do ta mbajë të njëjtën linjë rreth politikës ndaj refugjatëve, njofton Bild.
“Qeveria gjermane do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën linjë me refugjatët, si brenda ashtu dhe jashtë kufijve. Kursi nuk ndryshon”, deklaroi Seibert.
Partia kundër refugjatëve, Alternativa për Gjermaninë, e mbështeti fushatën e saj tek kundërshtimi i atij që e përshkruan si “vendim katastrofik” i Angela Merkel për të mirëpritur më shumë se një milion azilkërkues vitin që shkoi.
Votimet e së dielës më shumë ishin një test për mbështetjen që kancelarja gëzon mes gjermanëve tani, pas zemëratës që ka shkaktuar tek një pjesë e elektoratit politika e saj e dyerve të hapura. /Insajderi.com