Ankaraja ka qenë në kërkim të komedianit Jan Boehmermann, i cili u ndjek penalisht për fyerje të një kryetari të shtetit të huaj, shkruan The Guardian.
Boehmermann kishte lexuar një poezi satirike, ku kishte përqeshur presidentin turk në televizionin ZDF të Gjermanisë dy javë më parë.
Sipas një paragrafi të kodit penal të Gjermanisë, ndjekjet penale për fyerje kundër organeve apo përfaqësuesve të shteteve të huaja kërkon edhe një njoftim nga pala e dëmtuar dhe një autorizim nga qeveria.
Merkel po ashtu ka konfirmuar raportet se ka pasur mospajtime në çështjen ‘Böhmermann’ mes ministrisë së Jashtme, ministrisë së Brendshme, ministrisë së drejtësisë dhe zyrës së saj. /Insajderi.com