Arrestimi i gazetarit të gjermanes “Die Ëelt” në Turqi ka bërë që Berlini zyrtar të reagojë i indinjuar ndaj qeverisë së Ankarasë.
Ka qenë vetë kancelarja Angela Merkel që ka deklaruar se qeveria e saj do të angazhohet që reporteri gjerman të lirohet sa më shpejt.
“Ekzistenca e mediave të lira është pjesë e demokracisë dhe këtë askush nuk duhet ta vërë në dyshim, edhe kur nuk i shkon për shtat”, ka thënë Merkel.
Gjithashtu, gruaja e hekurt e Europës ka nënvizuar se, liria e shprehjes dhe ajo e besimit fetar nuk duhet të kufizohen.
“Gazetaria e pavarur duhet të ekzistojë, gazetarët duhet të bëjnë punën e tyre dhe për këtë arsye mendja jonë është tek Deniz Yucel”, ka thënë Merkel.
Gazetari u arrestua nga policia turke 14 ditë më parë për shkrime që nuk i kanë shkuar për shtat qeverisë turke dhe vetëm të martën një gjykatë lokale konfirmoi arrestimin.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka thirrur për sqarim ambasadorin turk në Berlin.