Angela Merkel në një takim të mbajtur dje, në një fushatë zgjedhore për demokratët në shtetin lindor të Mecklenburg tha se refugjatët nuk e kanë sjellë terrorizmin në Gjermani.
“Fenomeni i terrorizmit islamik, të shtetit islamik, nuk është një fenomen që na erdhi me refugjatët”, shkruan “The Guardian”.
Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Lindja e Mesme për shaka të varfërisë dhe luftës civile që është duke u zhvilluar atje dhe se gjendja e tyre është duke u përkeqësuar çdo herë edhe më shumë, shtoi ajo.
Sipas një sondazhi javën e kaluar rreth 52 për qind e gjermanëve nuk janë duke e pëlqyer politikën e Merkelit në lidhje me migracionin./Insajderi.com