Merkel takoi 15 kryeministra brenda një jave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Merkel takoi 15 kryeministra brenda një jave

    Insajderi
    27 August 2016 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në samitin e BE-së në shtator pritet të diskutohen tema të vështira, prandaj kancelarja Merkel u takua brenda javës me 15 kryeministra vendesh anëtare të BE-së.

    Kancelarja Merkel është vazhdimisht në udhëtime. Vitin e kaluar p.sh. ajo përshkoi me avion 20.000 km në katër ditë, nga Moska në Otava të Kanadasë. Kurse këtë javë rreth 7 km në pesë ditë për takime me presidentin francez dhe kryeministrin italian dhe më pas për vizitën në Talin dhe në Pragë, shkruan DË.

    Tema e vizitave të fundit lidhej me krijimin e kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit evropian pas Brexit-it.

    Në shtator zhvillohet takimi i parë i lartë i BE-së pa Britaninë e Madhe, prandaj në takimin me Hollande dhe Renzi theksohet uniteti dhe paralajmërohet kundër dasive në BE. Holland dhe Renzi bëjnë pjesë te politikanët që kërkojnë një ndarje të fortë të marrëdhënieve me britanikët, kurse Angela Merkel do që t’i marrë gjërat me qetësi. Pas takimit nuk pati deklarata të fuqishme, por për Merkelin kjo është e mjaftueshme.

    Dy ditë më pas ajo takohet në Talin me homologun e saj estonez Taavi Rõivas dhe taton situatën. Edhe këtu ajo nuk do të prezantojë rezultate, por t’u japë sidomos vendeve të vogla anëtare ndjenjën se po i pyesin. Rõivas shprehet për një rol më të fortë të Gjermanisë në të ardhmen brenda BE-së. Kurse në rrugët e Talinit të djathtët protestojnë kundër politikës së Merkelit ndaj azilantëve. Ky është problemi i dytë i Merkelit në Evropë, ideja e saj “Ne mund t’ia dalim mbanë”.

    Në Pragë ajo përballet edhe më fort me kundështarë të idesë së saj për vendosjen e kuotave për refugjatë në BE. Kundër idesë së saj nuk janë vetëm demonstruesit që kishin mbushur rrugët e Pragës, por edhe kryeministri Bohuslav Sobotka, që tha ne nuk mund të miratojmë një sistem kuotash për refugjatët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark