Merr flakë autobusi i linjës Durrës-Porto Romano, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Merr flakë autobusi i linjës Durrës-Porto Romano, policia jep detaje

    Insajderi
    07 August 2022 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me djegien e autobuzit të linjës Durrës-Porto Romano pasditen e sotme.

    Përmes një njoftimi, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 16:10 dhe shkak për këtë dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në motorr.

    Njoftimi i plotë

    Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

    Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark