Në aeroportin e Busanit, në Korenë e Jugut, ka marrë flakë një avion, ku ndodheshin 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.
Nga incidenti, nuk pati raportime për viktima apo të lënduar, pasi të gjithë arritën të evakuoheshin.
Zjarri nisi në pjesën e pasme të avionit të Air Busan, i cili po përgatitej për ngritje në pistën e aeroportit me destinacion Hong Kongun dhe u përhap me shpejtësi.