Merr flakë motori i avionit Denver - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Merr flakë motori i avionit Denver

    Insajderi
    14 March 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident ka ndodhur gjatë një fluturimi në aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në Amerikë. Më shumë se 170 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan pasi motori i një avioni të American Airlines mori flakë.

    Avioni ishte nisur nga Kolorado me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Dallasit në Teksas. Incidenti ndodhi pasi avioni Boeing 737-800 u devijua dhe u ul në Denver. Situata u duk se u përshkallëzua disa minuta më vonë, pasi avioni u ul në aeroport, kur dikush në radio bërtiti zjarr në motor.

    Dymbëdhjetë pasagjerë pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në një spital lokal. Imazhet tregojnë pasagjerët duke u ngjitur nga dyert e urgjencës dhe mbi krahët e avionit.

    Administrata Federale e Aviacionit e SHBA (FAA) ka hapur hetim për të kuptuar shkaqet e incidentit. Kjo ngjarje vjen pas një sërë incidentesh në Amerikën e Veriut që kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit. Një aksident fatal në Uashington DC la të vdekur 67 persona kur një avion rajonal i American Airlines u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk. Përplasja në kryeqytetin amerikan ngriti pyetje në lidhje me mungesat e kontrollorëve të trafikut ajror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark