Merr fund ankthi i turistëve të bllokuar në teleferik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Merr fund ankthi i turistëve të bllokuar në teleferik

    Insajderi
    09 September 2016 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga një ekskursion i shumë pritur u kthye në një makth, edhe pse me fund të lumtur. Janë të frikësuar e trembur, por turistët e bllokuar në teleferikun e Mont Blanc në Alpet franceze, u shpëtuan të gjithë mëngjesin e së premtes. 33 vetë kaluan një natë të acartë në kabinat e teleferikut, duke qëndruar pezull mbi akullnaja në lartësinë e 3800 metrave.

    Ata ishin mes 110 personave që u bllokuan fillimisht si pasojë ngecjes së teleferikut pas ngatërrimit të kabujve si pasoje e erërave të forta. 48 prej tyre u evakuuan me helikopter, ndërsa 30 të tjerë që gjendeshin në kabinat më pranë tokës u ndihmuan të zbrisnin me ndihmën e grupeve të shpëtimit që përdorën litarë, në orët e vona të së enjtes.

    Me rënien e natës dhe shikueshmërisë së ulët për shkak të reve operacioni u ndërpre për të rinisur orët e para të së premtes.

    Teknike arritën të risistemonin kabujt e kabinat u rivunë në lëvizje duke dërguar të gjithë pasagjerët në stacion.a

    Personave të bllokuar në kabina ju siguruan batanije mbijetese, ushqime energjitike dhe shishe uji. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kaznev tha disa pjesëtarë të grupeve të shpëtimit e kishin kaluar natën me turistët e bllokuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark