Shërbimi spitalor universitar i Kosovës ka filluar të marr masat e para ndaj stafit i cili neglizhoi lindjen e Vahide Tashollit, e cila lindi fëmiun e saj në pllaka të klinikës. Ndërkohë raportohet se gjendja e foshnjës, e cila pasi kishte rënë në pllaka kishte pësuar gjakderdhje në tru, tanimë është stabile.
Në përgjigjet që Indeksonline ka marrë nga zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK-së bëhet e ditur se nga salla e lindjes u janë ndërruar vendet e punës stafit të mesëm profesional dhe atij të lartë.
“Në bazë të informatave që ka marrë sot, datë 08.04. 2017, nga doktorët kujdestar, foshnja është me parametra vital stabil, në njësinë ku janë duke u trajtuar edhe foshnjat tjera. Aktualisht janë marrë masat e para, ku nga njësia, përkatësisht salla e lindjes menjëherë u janë ndërruar vendet e punës stafit të mesëm profesionalë dhe atij të lartë”, tregon për Indeksonline, Shpend Fazliu zyrtar për informim në QKUK.
Derisa është bërë e ditur se do të analizohen dyshimet, e tek atëherë do të dilet me një qëndrim zyrtar.
“Megjithatë, drejtoria e përgjithshëm përmes organeve të brendshme do të analizoj të gjitha dyshimet dhe deklaratat dhe pas analizës do të dalë me qëndrim zyrtar”.