Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Rajmond Kunorën, i cili dhunoi vajzën 6-vjeçare, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
27-vjeçari u arrestua ditë më parë, pas denoncimit të Spitalit Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë, pasi panë të miturën me shenja dhune.
Nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel një ditë më parë, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
Babai i të miturës, Rajmond Kunora dhunoi vajzën në mënyrë makabre duke i rrezikuar edhe jetën.
Vajza ka dëmtime të brendshme të organeve dhe të nxira në organet gjenitale. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku po merr mjekim.
Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.
“Janë të pavërteta, abuzimet që bëjnë mediat. Ai e ka torturuar, por për atë pjesë do t’ia lej ekspertëve, pa dalë ekspertiza nuk është e drejtë të aludohet me këtë pjesë. Unë kam qenë në punë më kanë marrë në telefon i ati më ka thënë që fëmijë është i sëmurë, është helmuar, kam ardh në shpi, e kam marrë në urgjencë, ka pasur gjakderdhje në trup. Para 6 viteve po ishte i dhunshëm, nuk më ka dhënë asnjë shenjë dyshimi. Më ka thënë që vetëm e kam kafshuar.
Mamaja e të miturës
Sipas gruas, ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar prej 1 muaji e gjysmë. Denoncimi i autorit është bërë nga Spitali Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë dhe jo nga bashkëshortja.
“Nuk e kam kërkuar lirimin e tij. Nuk e kam denoncuar, e ka bërë spitali i pediatrisë tek Nënë Tereza. Kam pas përballje, më ka thënë se e ka rrahur me fishën e karikusit. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Është në gjendje të rëndë për jetën. Policia, kushdo që e ka shit këtë lajm që kam dashur të abuzoj me fëmijën tim do japin llogari një më një. Ishim 6 vite të ndarë, kam 1 muaj e gjysmë që jemi bashkë. AI i ka thënë që nëse do t’i tregosh mamit do të çoj në spital. Ai punonte në lavazh”, tha ajo./tch