Merret vendimi ndaj Diddy, ky është dënimi ndaj tij - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Merret vendimi ndaj Diddy, ky është dënimi ndaj tij

    Insajderi
    04 October 2025 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, është dënuar nga gjykata federale në Nju Jork me 50 muaj burgim (rreth 4 vjet e 2 muaj).

    Vendimi erdhi pas një procesi shumë të ndjekur nga mediat, ku ai u shpall fajtor për akuza që lidhen me shfrytëzimin e eskortave, organizimin e marrëdhënieve seksuale të paguara dhe mbështetjen e prostitucionit ndërkufitar.

    Akuza më të rënda si trafikimi seksual, rrjet kriminal dhe shantazhi u hodhën poshtë nga gjykata, pasi provat nuk u vlerësuan të mjaftueshme për t’i vërtetuar, duke i shpëtuar kështu një dënimi shumë më të rëndë.
    Megjithatë, vendimi i fundit e vendos Diddyn pas hekurave për më shumë se katër vite, një goditje e madhe për një nga figurat më të fuqishme të industrisë së muzikës amerikane.

    Gjatë seancës, artisti 55-vjeçar u shfaq i përulur dhe emocionalisht i thyer. Raportohet se ai shpërtheu në lot, ndërsa avokati i tij i dorëzoi një pecetë për t’u fshirë. Pavarësisht kësaj, prokurorët theksuan se dënimi ishte i domosdoshëm për të dhënë një mesazh të qartë kundër abuzimeve të pushtetit dhe pasurisë.

    Rasti i Diddyt u kthye në një nga proceset më të bujshme të viteve të fundit në SHBA, duke tronditur industrinë e muzikës dhe biznesin miliardësh që ai kishte ndërtuar. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij muzikorë kanë shmangur komentet, ndërsa disa ish-partnere të tij kanë deklaruar publikisht se vendimi i gjykatës përfaqëson një hap drejt drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark