Merret vendimi për akuzat ndaj Trump në rastin me aktoren e filmave për të rritur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Merret vendimi për akuzat ndaj Trump në rastin me aktoren e filmave për të rritur

    Insajderi
    10 January 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë e New Yorkut e liroi Donald Trumpin nga të gjitha akuzat rreth blerjes së heshtjes së aktores pornografike Stormy Daniels.

    Gjykatësi Juan Merchan e liroi Trumpin pa kushte për të 34 pikat e aktakuzës.

    “Të uroj suksese ndërsa merr mandatin e dytë”, i tha gjykatësi Trumpit, shkruan cnn.

    Merchan deklaroi në gjykatë se lirimi pa kushte është “i vetmi vendim ligjor, pa cenuar detyrën më të lartë në vend”.

    https://edition.cnn.com/politics/live-news/trump-hush-money-sentencing-01-10-25/index.html?t=1736521782397

    Lirimi i pakushtëzuar do të thotë se Trump nuk do të gjobitet, nuk do të dënohet me kusht ose burg.

    Ndryshe, ish-presidenti dhe ai i ardhshëm u shpall fajtor majin e kaluar për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për yllin porno Daniels në javët e fundit të fushatës së parë të Trump në vitin 2016.

    Pagesa u bë për t’u siguruar që Daniels nuk do të zbulonte se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin e martuar vite më parë. Trump thotë se historia e saj është e rreme dhe se ai nuk ka bërë asgjë të keqe.

    Trump është ish-presidenti i parë amerikan që ndiqet penalisht dhe ish-presidenti i parë që shpallet fajtor për një krim. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark