Merret vendimi për Dibran Hoxhën, dënohet me kaq vjet për vrasjen e rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Merret vendimi për Dibran Hoxhën, dënohet me kaq vjet për vrasjen e rëndë

    Insajderi
    09 October 2025 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” është dënuar me 24 vjet burgim.

    Dibran Hoxha po akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj viktimës V. C. dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa katër të akuzuarit e tjerë, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj po akuzohen për pjesëmarrje në rrahje, për manipulim me prova, dhe për armëmbajtje pa leje.

    Si ndodhi ngjarja që tronditi Shqipërinë dhe Kosovën?

    Natën e 3 janarit, 31 vjeçari Visart Cengu së bashku me dy shokët e tij, kishin dal për t’u argëtuar. Ata kishin zgjedhur lokalin “Kobra City” për ta kaluar natën e tretë festive të vitit të ri.

    Fatura në vlerë prej 400 eurosh, u tha se u bë shkas që Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe A.B të përleshen brenda lokalit në fjalë.

    Në kohën kur të përmendurit kishin dal nga lokali, në parking i kishte pritur Dibran Hoxhaj. Hoxhaj kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së tyre.

    I vrarë mbeti Visart Cengu dhe i plagosur Rufgen Shehu. Ata nuk e ndaluan makinën derisa kaluan kufirin.

    “Pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën me targa angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin Visart Cengu, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe Rufgen Shehu, i cili kishte qenë në ulësen e përparme. Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri Visart Cengu, ndërron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa Rufgen Shehu nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark