×
  • Lajme
  • Lajme

    “Merrni pini kafe dhe lëshomni”, ngritet aktakuzë ndaj serbit i cili dyshohet se tentoi t’ua jepte 20 euro zyrtarëve policor

    Insajderi
    20 September 2024 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sinisha Jovanovic nga data 17 shtator gjendet nën masën e ndalimit, për arsye se dyshohet se kishte tentuar t’u jepte ryshfet zyrtarëve policorë, që mos ta dënonin në mungesë të dokumeteve të kërkuara. Gazeta Insajderi ka siguruar aktakuzën me kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj Sinisha Jovanovic.

    Sipas aktakuzës së ngritur, Sinisha iu ka ofruar një shumë prej 20 euro, zyrtarëve policorë, në mënyrë që mos ta dënojnë, pasi që nuk kishte patentë shoferë me vete.

    Pas këtij veprimi Jovanoviq është arrestuar dhe iu kanë sekuestruar 20 euro.

    Tutje në aktakuzë thuhet se Sinishta iu kishte drejtuar dy zyrtarëve policorë me fjalët “merrni pini kafe dhe lëshomni”.

    “Me datën 17.09.2024 rreth 16:40 në rrugën “Komandant Kumanova” në Lipjan, i pandehuri në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të pa arsyeshme personit zyrtar në mënyrë që ai të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor ishin në zbatim të detyrës zyrtare në pikën e kontrollit kishin ndaluar veturën Golf III, të cilën e drejtonte i pandehuri Sinisha dhe kur nga i njëjti kërkojnë dokumentacionin, i njëjti duke mos poseduar me vete patentë shoferin dhe me qëllim që zyrtarët policor të mos i shqiptojnë kundërvajtje, i njëjti i ofron shumën prej 20 euro edhe i drejtohet me fjalët në gjuhën serbe “merrni pini kafe dhe lëshomni” dhe kur zyrtari policor e paralajmërojnë se kjo përbën vepër penale i pandehuri përsëri insiston të ia jep paratë dhe të njëjtit ta liroj pa e dënuar me ç’rast i njëjti arrestohet dhe i sekuestrohet kartëmonedha e lart cekur”, thuhet në aktakuzën e ngritur.

    Tutje zyrtari policor 1 në dëshminë e tij ka deklaruar: Ditën konkrete kam qenë ne detyrë zyrtare nga ora 10:00-18:00 dhe kam qenë së bashku me dy koleget e mijë dhe dhe kemi qenë ne pikën e kontrollit në rrugën Komandat Kumanova, në Lipjan dhe aty ka qenë në lëvizje një veturë Golf 3 ngjyrë e kuqe me targa…,  e cila paraprakisht ka shkaktuar kundërvajtje në një gjysme kthim të pa lejuar për të cilën arsyeje unë personalisht e kam ndaluar  dhe me rastin e legjitimimit i njëjti më ka dhënë dokumentacionet librezën e qarkullimit dhe ka filluar të flas në gjuhën serbe dhe unë meqenëse nuk e kam kuptuar e kam thirr kolegun tim i cili ka vazhduar që të komunikoj me të ndërsa unë kam shkuar tek biçikleta ku e kisha bllokun e tiketave dhe duke filluar ta plotësoj e kam vërejtur se Sinisha nuk është duke ja dhënë dokumentacionin dhe jam ofruar dhe dy apo tri herë e kam dëgjuar duke i thënë “za kafu, za kafu” dhe nuk e di se çka nënkupton kjo dhe unë e kam pyetur se çfarë po thotë dhe ai më ka thënë se është duke ofruar ryshfet dhe më pas është munduar që të ja shpjegoj se me këtë është duke kryer vepër penale por i dyshuari ka vazhduar insistimin madje me një moment e nxjerr dorën nga xhami i veturës tek dera e vozitësit, përkatësisht dorën e majtë dhe e zgjat një kartëmonedhë të palosur në shumën prej 20 euro dhe në ato momente i ka thënë Asllani fute dorën brenda dhe ai kartëmonedhën e ka marr e ka hedh në anën e pasagjeri ku ishte një grua e ulur dhe në ato momente kemi kërkuar nga ai që të del nga vetura e kemi kontrolluar dhe më pas ja kemi sekuestruar edhe kartëmonedhën në formën e palosur dhe i njëjti është arrestuar“.

    Me datën 18.09.2024 është intervistuar në prokurori edhe dëshmitari – zyrtari policor 2 i cili në mes tjerash ka deklaruar se:

    “Me datën 17.09.2024, rreth orës 16:40, derisa kemi qenë në pikë kontrolli në Rr. “Komandant Kumanova”, në Lipjan së bashku me koleget dhe kemi qenë duke ndalur veturat për shkak të kundërvajtjeve në trafik dhe në ndalje e sipër të veturave, është ndaluar një veturë e tipit “Golf 3”, me traga.., ku fillimisht ka shkuar për ta kontrolluar kolegu im dhe meqenëse kundërvajtësi ishte i nacionalitetit serb dhe se nuk dinte të fliste shqip e po ashtu as kolegu nuk e dinte gjuhen serbe dhe për këtë arsye, kolegu më ka ftuar që ta asistoj pasi që unë e njoh pak gjuhën serbe.

    Unë kam shkuar që të asistoj dhe jam ofruar tek dritarja e veturës ku fillimisht e kam përshëndetur në gjuhën shqipe, ndërsa ai ma kthyer në gjuhën serbe. Unë i kam kërkuar dokumentet e veturës dhe patën shoferin, duke iu drejtuar me fjalë në gjuhën serbe: “Imash vozaqko dozvolla”, ndërsa ai ma ka kthyer: “Nemam”, pastaj i kam thënë: Imash liqnakartu”, ai më ka thënë: “Nemam, samo sabraqanja”, që do të thotë vetëm librezën e veturës, të cilën edhe ma ka dhënë. Unë i kam thënë që duhet ta njoftosh dikë nga familja që ti sjell dokumentet personale, ai ka filluar të pëshpërit me pasagjeren që ishte ulur në karrigen e parë të pasagjerit dhe e kam vërejtur që pasagjerja e ka hapur një çantë të krahut dhe e ka nxjerr një kartëmonedhë prej 20 euro, i ka paluar, i ka mbajt në grusht dhe më është drejtuar mua me dorën e majtë dhe më ka thënë në gjuhën serbe: “Uzmi za kafe i pusti me”, që do të thotë: “Qe paret për kafe dhe lirom”.

    Personi në fjalë përkundër që unë e njoftova që ky veprim është vepër penale, ai prap ka insistuar që të mi japi parat. Unë e ka urdhëruar që ta dali nga vetura dhe e kam njoftuar që nga ky moment jeni i arrestuar, duke e njoftuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Dua të shtoj se në momentin kur unë e kam urdhëruar të dali nga vetura, parat të cilat i ka pasur në dorë i ka gjuajtur tek pasagjerja. Unë posa ia vendosa prangat në duar, pasagjerja ka dalë nga vetura me kartëmonedhën ne fjalë dhe aty ia kam  marr kartëmonedhën të cilën ka tentuar të na i japi neve. Pas këtyre ne e kemi dërguar në stacion policor, e kemi njoftuar njësinë përkatëse ku ata i kanë zhvilluar procedurat më tutje. Lidhur me kundërvajtjen që e ka shkaktuar, të njëjtit i është shqiptuar kundërvajtja në stacion policor për kundërvajtjen e shkaktuar.

    Sinishta Jovanoviq gjatë intervistimit të tij kishte deklaruar se kishte harruar dokumentet në shtëpi.

    Duke shtuar se ka menduar që t’ua paguajë dënimit policisë aty për aty.

    Ai ka mohuar se iu ka dhënë ryshfet.

    “Jam nisur për në Lipjan dhe kam hyrë në qytet të bëjë gjysmë rreth tek semaforët sepse atje rruga ka qenë e bllokuar. Dy policë më kanë ndaluar më biçikletë. Me të ardhur në Lipjan, unë kam harruar dokumentet në shtëpi, kam pasur vetëm librezën dhe unë kam dashur të thërras dikë që të mi sjellë dhe e kam thirr një kusherinjë. Unë është dashur të blejë ilaqe për bashkëshorten në barnatore, sepse ajo e ka tensionin e gjakut të lartë, mendimi im është që unë nuk kam dashur atë ta fyejë, kam menduar që dënimet janë 50 euro dhe unë kam menduar që menjëherë t’ia paguaj dënimin. Unë kurr nuk kam qenë më parë i dënuar, kjo është hera e parë që mua më kanë ndaluar dhe kjo është e gjitha. Ai vetëm më ka thënë të dali nga vetura, unë kam dalë dhe ata më kanë dërguar në stacion. Unë i kam ofruar 20 euro, sepse kam menduar se aty duhet me e pagu gjobën, nuk është e vërtetë se ju kam thënë policisë ja paratë dhe me lironi, ka deklaruar, Sinisha, sipas aktakuzës së ngritur./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark