
Friedrich Merz nga CDU’ja përgjatë debatit televiziv në mes të kandidatëve për kancelarë të Gjermanisë ka thënë se se prioritet i tij kryesor është “të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të jemi të pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” në fushën e mbrojtjë s.
“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar është e qartë: kjo qeveri amerikane nuk kujdeset për Evropën”, citohet të ketë thënë Merz nga BBC, përcjell Insajderi.
Ai tha se nuk ka “fare iluzione për atë që po vjen nga Amerika”.
“Jam shumë kurioz të shoh se si do të shkojmë drejt samitit të NATO-s në fund të qershorit – nëse do të flasim ende për NATO-n në formën e saj aktuale, ose nëse do të na duhet të krijojmë një kapacitet të pavarur mbrojtës në Evropë shumë më shpejt”, shtoi ai.
Më pas Merz tregon se si Elon Musk ka “ndërhyrë” në zgjedhjet gjermane, duke i quajtur ato “drastike dhe të turpshme – të ngjashme me atë që kemi dëgjuar nga Moska në të kaluarën”.
Elon Musk mbështeti me entuziazëm AfD’në muajin e kaluar. /Insajderi.org/