Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë

    Insajderi
    06 May 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka siguruar shumicën në një votim parlamentar për t’u bërë kancelar.

    Votimi i dytë erdhi pas atij të parit të martën paradite, ku Friedrich Merz kishte nevojë për 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310, raportojnë mediat e huaja.

    Dështimi i Merz që të zgjidhej që në raundin e parë të votimit është parë si i pashembullt në historinë moderne gjermane. 

    “Kjo qeveri fillon me paqëndrueshmëri ekstreme”, tha Bernd Baumann, përfaqësues nga Alternativa për Gjermaninë, ose AfD, e ekstremit të djathtë, në një fjalim pak para votimit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark