Miliarderi amerikan Elon Musk ka hedhur dyshimet se po krijon një rrjet të ri social. “X.com”, shkroi miliarderi në Twitter duke iu përgjigjur pyetjes së një përdoruesi se cilat ishin planet e tij nëse marrëveshja për të blerë Twitter-in nuk realizohej.
Kjo nuk është hera e parë që Musk lë të kuptohet për mundësinë e lançimit të një platforme ueb. Para marrëveshjes për blerjen e rrjetit të njohur social, miliarderi i tha CEO të Tëitter, Parag Agraëal, se po mendonte për një projekt të tillë, raporton Business Insider.
X.com ka një histori interesante. Në një kohë, ajo shërbeu si një bankë në internet, dhe një nga bashkëthemeluesit ishte Elon Musk. Më vonë u bashkua me PayPal dhe Musk e bleu domenin në vitin 2017, megjithëse nuk specifikoi se çfarë planifikon të bëjë me të.
Faqja e internetit nuk ka përmbajtje, përveç një “x” të vogël në këndin e sipërm të majtë, dhe kështu ka qenë për pesë vitet e fundit. Nëse do të hapte një rrjet social, Musk ndoshta do të fokusohej në lirinë e fjalës dhe respektimin e Amendamentit të Parë.
Miliarderi amerikan e trajtoi këtë temë në Tëitter, ku kritikoi publikisht rrjetin social dhe rregullat e tij. Së fundmi, kujtojmë se në fillim të majit ai prezantoi edhe projektin misterioz “X” për investitorët, të cilin e lidhi me Twitter.