Mes polemikave të shumta, Barcelona merr tri pikë me një penallti për tu ngjitur në krye - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mes polemikave të shumta, Barcelona merr tri pikë me një penallti për tu ngjitur në krye

    Insajderi
    17 February 2025 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ka shënuar fitore ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 24-të të La Ligas.

    Barcelona e nisi shumë mirë takimin, duke rrezikuar dy herë me Raphinnhan në minutat 20’ dhe 23’.

    Katalanasit fituan penallti në minutën e 27-të, ku Robert Lewandowski ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

    Rayo Vallecano shënoi në minutë e 43-të, me Jorge de Frutos, por që goli u anulua për pozitë jashtë lojë gjatë aksionit.

    Edhe në pjesën e dytë, Barcelona e nisi mirë me Lewandowskin që tentoi të shënonte, por pa sukses.

    Raphinha sërish kishte raste të mira në mesin e pjesës së dytë, por braziliani nuk ishte i saktë.

    Jorge de Frutos kishte rast të barazonte në kohën shtesë, por topi shkoi jashtë.

    Barcelona me këtë fitore merr pozitën e parë në renditje, me 51 pikë aq as ka edhe Real Madridi, ndërsa Atletico Madridi ka një pikë më pak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark