Mes thashethemeve për ndarje, Big Basta bën deklaratën e fortë për Vesën në Ferma VIP - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mes thashethemeve për ndarje, Big Basta bën deklaratën e fortë për Vesën në Ferma VIP

    Insajderi
    06 April 2025 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artisti Big Basta i është bashkuar edicionit të dytë të spektaklit të njohur, Ferma VIP.

    Përveç hyrjes në një format të tillë, ai këto ditë ka qenë i komentuar tejet shumë për jetën private.

    Kjo pasi po raportohet për një krizë në martesën me Vesa Lumën, me të cilën është bashkë prej shumë vitesh.

    Këngëtarja e njohur nuk ka bërë asnjë postim për të, e madje edhe në hyrje ai përshëndeti vetëm djalin e tyre, nuk përmendi fare emrin e Vesës.

    Sidoqoftë, në një bisedë së fundmi me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd.

    Mes bisedës, Big Basta tha se është shumë i dashuruar në Vesën, gjë që mori vëmendje në rrjete sociale.

    “Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare çka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël”, u shpreh ai.

    @fermavip.vizionplus

    Do bije në dashuri?/ Big Basta-Silvanës: Jam shumë i dashuruar me Vesën #vizionplustv #tringtv #fermavip #fermavip2 #bigbasta #silvanabushati

    ♬ original sound – fermavip.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark