×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Mes tyre edhe shqipja, këto janë gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar

    Insajderi
    16 October 2024 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka më shumë se 7000 gjuhë në botë, ku disa janë më të vështira për t’u mësuar se të tjerat.

    Sipas Ethnologue, gjuha finlandeze është një gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar ajo renditet e katërta për nga vështirësia.

    Gjeorgjisht – Kjo gjuhë flitet pothuajse tërësisht vetëm nga populli i Gjeorgjisë.

    Mandarin – Kjo është gjuha më e folur me afërsisht një miliardë folës në botë, sipas Babbel dhe është absolutisht një nga më të vështirat për t’u mësuar!

    Kantonishtja – Së bashku me gjuhën Mandarine, kantonishtja flitet gjithashtu në të gjithë Kinën dhe është një gjuhë jashtëzakonisht e dobishme (por e vështirë) për t’u mësuar. Flitet gjithashtu në Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam.

    Sanskritisht – Gjuha e shenjtë e hinduizmit është sa e bukur aq edhe e vështirë për t’u mësuar.

    Shqip – Shqipja flitet zyrtarisht në Kosovë, Maqedoni dhe, natyrisht, në Shqipëri.

    Hebraisht – Hebraishtja, e cila flitet kryesisht në Izrael, është mjaft e vështirë për t’u mësuar.

    Persishtja – Persishtja, e njohur gjithashtu edhe si Farsi, renditet e katërta në listën e renditjes së vështirësive.

    Thai – Thai ka një alfabet krejtësisht të ndryshëm, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë për tu mësuar.

    Arabishtja – Një pjesë e vështirësisë me arabishten është se flitet ndryshe në varësi të vendit ku jeni. Për shembull, arabishtja e folur në Marok është e ndryshme nga arabishtja e folur në Egjipt ose Arabinë Saudite.

    Gjuha japoneze – Sipas Rype, mund të duhen 88 javë për të mësuar këtë gjuhë të Azisë Lindore, duke e bërë atë një nga më të vështirat!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark