Mesazh misterioz nga Kaderi, çka po nis nga e para? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mesazh misterioz nga Kaderi, çka po nis nga e para?

    Insajderi
    01 October 2025 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja Kader Kicaj ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram.

    Influencerja dhe bukuroshja kosovare ka ndarë një selfie para pasqyrës, ku shfaqet me flokët e gjatë të zinj, e veshur me një kombinim të thjeshtë por shumë elegant.

    Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mbishkrimi në foto: “Fresh screen, fresh start ”, një mesazh i shkurtër por mjaft domethënës, i cili ka ngjallur kuriozitet tek ndjekësit e saj.

    Nuk dihet nëse Kader po paralajmëron ndonjë ndryshim të madh në jetën personale apo profesionale. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje të tjera, duke e lënë postimin të hapur për interpretime.

    Kader Kicaj njihet për stilin e saj unik dhe postimet që shpeshherë bëhen temë diskutimi në rrjetet sociale, duke e mbajtur gjithmonë publikun e saj të interesuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark