“Mesazh për jashtë, kujt po ia çon”, Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Mesazh për jashtë, kujt po ia çon”, Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

    Insajderi
    08 February 2025 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.

    Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.

    Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:

    Egli: Çfarë është ajo?

    Gjesti: Personale e imja.

    Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.

    Gjesti: Është nga shpirti.

    Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?

    Gjesti: S’është e vërtetë.

    Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?

    Gjesti: Po të them, është diçka personale.

    Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    07 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark