“Mesazhe të koduara, PIN‑code dhe fotografi të drogës”- Si komunikonte rrjeti i grupit të arrestuarve në operacionin “Qielli i Thyer” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mesazhe të koduara, PIN‑code dhe fotografi të drogës”- Si komunikonte rrjeti i grupit të arrestuarve në operacionin “Qielli i Thyer”

    Insajderi
    30 September 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrjet i sofistikuar i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) në kuadër të aksionit të koduar “Qielli i Thyer”. Shtatë persona, mes tyre Astrit Kazmi, Argjend Qupevaj, Arben Qupevaj, Albin Qupevaj, Fatmir Mujaj, Visar Muriqi dhe Ekrem Bajrami, janë arrestuar nën dyshimin për trafik të narkotikëve dhe pastrim parash. Insajderi sjell dosjen e shtetit kundër tyre.

    Sipas Dosjes së Prokurorisë, rrjeti kriminal kishte komunikuar duke përdorur platformën e koduar “SKY ECC”.  Në këtë platformë janë dërguar mesazhe, fotografi dhe PIN Kode.

    Dosja e Prokurorisë Speciale, të cilën e posedon Gazeta Insajderi, shkruan për mënyrën se si funksiononte komunikimi brenda këtij rrjeti kriminal: e gjitha përqendrohej rreth platformave të koduara dhe pajisjeve të modifikuara, ku mesazhet, fotografitë dhe kodet PIN ishin instrumentet kryesore të koordinimit.

    Sipas dokumenteve, anëtarët e grupit përdornin Sky ECC, një platformë e koduar të cilën e përshkruajnë si mjet kryesor për shkëmbimin e urdhrave dhe informacionit operacional. Komunikimet nuk ishin vetëm tekstuale — ato përfshinin:

    PIN‑CODE dhe kode hyrjeje (p.sh. referenca në dosje për sekuenca si 48ADA…, 38FA6…, IDJHM…, SLTMP…, OJJI4…, F23A2…, etj.), të cilat shërbonin për t’u identifikuar brenda rrjetit dhe për të verifikuar kontakte të besuara.

    Fotografi (p.sh. IMG-158193170…) të dërguara si prova të sasisë dhe cilësisë së drogës, si dhe fotografi të paketimit, dokumenteve identifikuese dhe mjeteve të transportit.

    Mesazhe të koduara që përmbanin udhëzime për pagesa, vendosjen e “bunkerëve” në makina dhe kontejnerë, dhe koordinimin e tranzitit ndërkombëtar.

    Përdorim të identiteteve të falsifikuara dhe dokumenteve të ndryshme identifikuese të skanuara dhe ndarë brenda platformës.

    Pajisjet që përdornin anëtarët e rrjetit ishin të modifikuara — celularë ku ishin çaktivizuar funksione si kamera apo vendndodhja, me aplikacione të instaluara që lejonin vetë‑shkatërrimin e mesazheve dhe fshirjen e gjurmëve. Komunikimet u kryenin në forma që shmangnin rrjetet tradicionale të telekomit dhe u përforcuan me përdorimin e PIN‑codes për akses të sigurt.

    Dosja përshkruan edhe përmbajtjen operative të bisedave: diskutime për sasitë e drogës, çmimet, mënyrën e përzierjes (p.sh. përzierje me sodë bikarbonat për rritje peshe), dhe instruksione për paketim dhe ria‑paketim para shpërndarjes. Fotografitë shërbenin si “konfirmime” të pagesave, të dërgesave dhe dokumentacionit të falsifikuar që lehtësonte kalimin e ngarkesave përmes porteve dhe kufijve.

    Çka është platforma Sky ECC dhe për çfarë është përdorur?

    Sky ECC është një platformë e koduar e komunikimit, e cila fillimisht është krijuar për të ofruar siguri të lartë në komunikim, veçanërisht për njerëz të biznesit që kërkonin mbrojtje të privatësisë dhe të dhënave të ndjeshme.

    Por me kalimin e kohës, kjo platformë është shndërruar në një mjet kryesor për rrjete të krimit të organizuar në mbarë botën – sidomos për trafikantët e drogës, grupet që merren me pastrim parash, rrjete mafioze dhe organizata të tjera kriminale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark