Mesazhet në WhatsApp nuk janë të sigurta - Insajderi
×
Teknologji

Mesazhet në WhatsApp nuk janë të sigurta

Insajderi
14 January 2017 - 11:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pavarësisht se janë të kriptuar, mesazhet e WhatsApp mund të jenë gjithmonë në rrezik vjedhjeje.

Një kërkues amerikan ka zbuluar një “backdoor” sigurie, apo një lloj porte sekrete të software në chat, përmes së cilës do i mundësohej Facebook, pronar i platformës, apo të tjerëve, që të ndërhynin e të lexonin mesazhet, pavarësisht se janë të koduara.

Lajmi publikohet nga versioni online i the Guardian.

Facebook gjithmonë e ka vlerësuar sigurinë, si më të mëdhatë për chatin e WhatsApp, aplikacioni që sot në të gjithë botën numëron mbi një miliard përdorues, dhe që është shndërruar në mjet komunikimi edhe për kategoritë “e ndjeshme” të personave, si në rastin e aktivistëve, desidentëve, apo diplomatëve.

Tobias Boelter, kërkues në Universitetin e Berkeley, në Kaliforni u ka shpjeguar gazetarëve të “The Guardian”, se vulnerabiliteti, qëndron në mënyrën se si është i konceptuar protokolli i kriptografisë.

TechSot.al raporton se Boelter thotë se ka sinjalizuar Facebook në prill 2016, dhe kompania i është përgjigjur se ëhstë në dijeni, por për momentin nuk i ka të gjitha kapacitetet punëtore për të ndërhyrë.

The Guardian konfirmon se backdoor ekziston ende.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark