Një prej viktimave të sulmit të djeshëm në Orlando ku mbetën të vrarë rreth 50 persona, Eddie Justice, ka dërguar një seri mesazhesh tmerrues tek nëna e tij nga tualeti deri sa vrasësi gjendej brenda ambienteve të klubit.
Nëna e tij e kishte kërkuar djalin e tij pas sulmit dhe ka ndarë edhe mesazhet e tij, por një ditë më pas ajo e ka gjetur djalin e saj në listën e personave të vrarë.
“Nënë, të dua,” thuhet në mesazhin e parë që Mina Justice e ka pranuar nga djali i saj në orën 02:06/
“Në klub ku jemi ka një sulm,” thuhet në mesazhin e dytë.
30 vjeçari ka qenë një prej shumë viktimave që janë mbajtur peng në sulmin e së dielës në mëngjës.
Sulmi ka ndodhur në një klub të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku për pasojë kanë mbetur 50 persona të vrarë. Sulmuesi është një ekstremistë islamik me prindër afganë derisa vet ishte shtetas amerikan. Emri i tij është Omar Mateen, me vendbanim në Florida.
Mateen kishte me vete një jelek vetëvrasës të mbushur me armë. Sulmin e kishte kryer në orët e hershme të mëngjesit.
Pos 50 të vdekurve, janë edhe 53 të plagosur.
Nëna e saj i kishte kthyer mesazhin: “A je mirë”, kishte pyetur ajo, njofton BBC.
Një minutë më vonë, ai u përgjigj: “Jam në tualete”.
Gjatë minutave të radhës, nëna kishte dërguar një numër mesazhesh. Kërkonte nga djali i saj që të përgjigjej në telefon.
“Ai po vjen. Tani do të vdes”, ka shkruar ai, njofton Insajderi.
Nëna e kishte pyetur djalin e saj në cilin tualet ndodhej dhe nëse ka pasur të lënduar të tjerë aty.
“Po, ka shumë”, ka qenë përgjigja e tij.
Ajo pastaj i tregoi atij që policia ka mbërritur aty dhe t’i tregoj asaj kur të shoh vrasësin.
Ajo e pyeti nëse sulmuesi është në tualet me të.
“Ai është terror”, ka shkruar ai në 2:50, para se të dërgona mesazhin e tij të fundit.
“Po”, ka qenë përgjigja e tij.
Më pastaj nuk ka pasur më përgjigje nga ai. Emri i tij ishte i nënti në listën e personave të vrarë./Insajderi.com