Mesfushori shqiptar kthehet në çështje te klubi belg, reagon trajner: Jashari te Milani? Shumë shpejt do të… - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mesfushori shqiptar kthehet në çështje te klubi belg, reagon trajner: Jashari te Milani? Shumë shpejt do të…

    Insajderi
    25 July 2025 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çështja Ardon Jashari vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në ambientin e Club Brugge, por trajneri Nicky Hayen ka dhënë sinjale për qartësim të afërt.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Pro League kundër Genk, tekniku i belgëve konfirmoi rikthimin e mesfushorit me origjinë shqiptare në grupin stërvitor, duke theksuar se: “Jashari? Gjithçka do të sqarohet së shpejti.”

    Jashari kishte munguar në foton zyrtare të ekipit disa ditë më parë, duke nxitur spekulime për largimin e afërt drejt Milanit, por trajneri Hayen qetësoi situatën: “Ai është stërvitur me ne për dy ditë dhe po shkon mirë: ai sjell cilësi dhe është e këndshme të jesh me të. Ajo që ndodh mbi kokat tona është përtej kontrollit tonë, nuk jam i shqetësuar për këtë situatë.”

    Në vijim, Hayen shtoi me qartësi: “Ardon ka një kontratë deri në vitin 2029 dhe kërkesat e klubit janë të qarta: klubet që e duan atë duhet t’i plotësojnë ato. Pastaj janë dëshirat e lojtarit… dhe aty qëndron problemi. Ne duam t’u ofrojmë lojtarëve mundësinë e transferimit nëse është e duhura, gjë që fiton respektin e klubeve të tjera. Megjithatë, gjithçka do të bëhet e qartë së shpejti.”

    Ndërkohë, për të zhbllokuar ngërçin që po zgjat me javë, Milani është i gatshëm të ndryshojë strukturën e ofertës së tij, duke e mbajtur totalin prej 37 milionë euro, por me një shumë fikse prej 35 milionë eurosh dhe 2 milionë euro bonuse, duke iu afruar ndjeshëm kërkesës prej 40 milionë euro të Brugge.

    Në lidhje me mundësinë që një tjetër ofertë e Milanit të refuzohet, Hayen përfundoi: “E gjithë kjo duhet të diskutohet në një dialog të hapur. Varet nga gjendja e çështjes dhe nevojat e të gjithëve.”

    Për momentin, topi mbetet në fushën e drejtuesve të Brugge dhe Milanit, ndërsa Jashari vijon përgatitjet me grupin, në pritje të një verdikti përfundimtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark