Atje ku është nëna është dhe butësia, thotë Papa në meshën e parë për vitin e ri, dedikuar tërësisht Marias dhe paqes.
‘Me Maria, Zoti-fëmijë mësoi të dëgjojë ëngjëjt, ankthet, gëzimet dhe shpresat e popullit të premtuar. Me të zbuloi veten si bij i popullit të shenjtë të Zotit’, ka thënë Papa, në meshën e parë për vitin 2017, shkruan Tch.
Për Papën nënat janë qenie më e fortë kundër tendencës individualiste dhe egoiste, kundër mbylljes dhe apatisë tonë.
“Një shoqëri pa nëna do të ishte një shoqëri e ftohtë, një shoqëri që ka humbur zemrën, dhe ka humbur ‘shijen e familjes’, ka shtuar më tej Papa.