Mesiç thotë së një ditë Serbia do ta njohë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesiç thotë së një ditë Serbia do ta njohë Kosovën

    Insajderi
    25 February 2017 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka thënë se askush nuk pret që në rajonin e Ballkanit të ketë konflikte të reja të armatosura duke thënë se një gjë e tillë është pothuajse e pamundur. Sipas tij, vizatimi i kufijeve ka përfunduar dhe në këtë drejtim nuk do të ketë ndryshime.

    Mesiç ka folur edhe për marëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se është e rëndësishme që dialogu mes dy vendeve të vazhdojë.

    Duke folur rreth mundësisë së njohjes së Kosovës nga Serbia, ish-presidenti kroat ka thënë se momentalisht është vështirë të pritet që në Serbi të mbizotërojë një linjë e cila do të ishte realiste dhe të pranojë realitetin e ekzistencës së Kosovës.

    “Në këtë mënyrë do të uleshin tensionet dhe një ditë do të vijë edhe njohja”, ka thënë Mesiç në një intervistë për gazetën Zëri.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark