Express shkruan se ka siguruar emrat e tyre. Sipas Express, në ministrinë e Integrimeve Evropianë do të jetë Gani Koci.
Derisa ministër i Punëve të Jashtme do të jetë edhe njëherë tjetër Enver Hoxhaj, I cili për një periudhë u zëvendësua në këtë pozitë nga presidenti I tanishëm Hashim Thaçi.
Gjithashtu është mësuar se po ashtu në postin e zëvendëskryeministrit do të jetë Hajredin Kuçi, që deri më tash ka qenë ministri i Drejtësisë.
E në vend të Kuçit, në Ministri të Drejtësisë do të emërohet Anila Statovci.
Kjo është hera e parë që rifreskohen figurat në krye të ministrive të qeverisë së formuar me anë të koalicionit, LDK-PDK. /Insajderi.com