Prokuroria Speciale e Kosovës gjatë ditës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për veprën penale krim i organizuar i lidhur me detyrim.
Gazeta Insajderi merr vesh se të akuzuarit në këtë rast janë Arben Bashota, Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami.
Aktakuza nuk ka mund të ngritët edhe ndaj Ruzhdi Shaqirit, i cili ka qenë pjesë e këtij grupit, për shkak të vrasjes nga Gani Geci në gusht të vitit 2014, për të cilin është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.
Aktakuza i ngarkon Arben Bashota, Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami që si grup i organizuar kriminal, kanë kryer një varg të krimeve të rënda penale me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, në bashkëpunim edhe me Ruzhdi Shaqirin dhe disa persona të paidentifikuar, njofton Insajderi.
Ata akuzohen se kanë bërë presion të vazhdueshme, si dhe kërcënime të rënda, ndaj të dëmtuarve Murat Ternava, Hysen Shahini dhe Ismet Osmani për të liruar një pronën me sipërfaqe prej 10.12.53 ha e cila gjendet në Fushë-Kosovë, në vlerë prej rreth 20 milionë euro.
Të njëjtën vepër sipas aktakuzës të pandehurit e kishin kryer edhe ndaj Agim Humollit pronar i pronës që ndodhet në afërsi të saj duke e detyruar atë që t’ua paguajë 165 mijë euro. /Insajderi.com