Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 – kush do të kalojë në gjysmëfinale? - Insajderi
×
Euro 2024

Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 – kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Insajderi
03 July 2024 - 08:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tashmë janë kompletuar të gjitha përballjet për fazën çerekfinale që zhvillohen nga fundi i kësaj jave.

Ndeshjet në 1/8 e finales ishin me shumë befasi, ku veçohet eliminimi që i bëri Zvicra, Italisë me rezultat 2-0.

Në anën tjetër, favoritët nuk e patën aspak të lehtë përballë kundërshtarëve të tyre dukshëm me më pak cilësi, por ia arritën disi të kalonin në çerekfinale.

Kur jemi tek kjo fazë, tashmë kemi datat se kur luhen përballjet dhe orarin e tyre.

Gjermani – Spanjë

Ndeshja e parë që e nisë fazën çerekfinale do të jetë ajo në mes të Gjermanisë nikoqire dhe Spanjës dhe fillon më 5 korrik në ora 18:00 në Shtutgart.

Portugali – Francë

Më vonë po atë ditë (5 korrik), nga ora 21:00, do të jetë dueli tjetër mes gjigantëve dhe finalistëve të Euro 2016, Portugalisë dhe Francës

Angli – Zvicër

Më 6 korrik sërish do të kemi përballje interesante, kur nga ora 18:00, do të përballen Tre Luanët me Helvetikët

Holandë – Turqi

Po në këtë datë do të luhet edhe takimi mes Tulipanëve dhe turqve, një duel i forcave të barabarta, duke shikuar për një ndeshje spektakolare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark