×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mësohet arsyeja e plagosjes së dy serbëve nga pjesëtari i FSK-së

    Insajderi
    08 January 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj sot caktoi një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së, Azem Kurtaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative”. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda ka vlerësuar se Kurtaj me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit M.S dhe S.S.

    Derisa, arsyeja e plagosjes së dy serbëve nga pjesëtari i FSK-së siç njofton Gjykata është një mosmarrëveshje verbale në mes të rrugës.

    Siç thuhet në njoftim, Kurtaj derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij vëren disa qytetarë në skaj të rrugës dhe me qëllim që t’i largojë i bie borisë. Në pamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerr revolen shtie dy herë në drejtim të M.S dhe S.S.

    “Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 6 janar 2023, në një fshatë të Komunës së Shtërpcës, me dashje ka tentuar që t`i privoj nga jeta të dëmtuarit M.S. dhe S.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetar në skaj të rrugës dhe me qëllim që t`i largon, i njëjti bie borisë, në pamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerr revolen dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit”.

    Ekziston dyshimi i bazuar se më 6 janar 2023 në Komunën e Shtërpcës, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madhe për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij në pamundësi që të kyqet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revole shtënë pesë herë në ajër”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark